Tokio 2020

Saunders, hedhësja e veçantë e gjyles

E thërrasin “The Hulk”. Të premten, ajo më shumë u duk si “The Joker”.

Hedhësja e gjyles, Raven Saunders apo “The Hulk”, u shfaq në Olimpiadë duke mbajtur maskën për mbrojtje ndaj virusit, por më shumë u duk si “The Joker” nga filmi i “Batmanit”. Ajo kishte ngjyrosur madje edhe flokët, gjysmë të gjelbër e gjysmë vjollce, për t’u përshtatur me kostumin.

E gjitha ajo energji e superheronjve bëri që ajo ta hedhë gjylen 19.22 metra, e që ishte mjaftueshëm për ta siguruar biletën për në finalen e së dielës.