Tokio 2020

Prezervativi përdoret për ta riparuar kajakun e Jessica Foxit

Për ta riparuar kajakun e garueses australiane Jessica Fox në Olimpiadën e Tokios në garat e kajakut, është përdorur një material elastik dhe rezistues ndaj ujit.

Riparimi i kajakut të saj në Olimpiadë është bërë me një prezervativ.

Fox, e cila e fitoi medaljen e bronztë në sllallomin me kajak dhe sllallomin e kanotazhit, postoi një video në rrjetet sociale këtë javë të dikujt që po ia riparonte pjesën e dëmtuar të anijes së saj.

Së pari, një përzierje e fortë e karbonit aplikohet në të, para se prezervativi ta sigurojë atë pjesë plotësisht.

“Elastike. Shumë e fortë”, thuhet në një shkrim të saj.

27-vjeçarja Fox është e para në ranglistën e garave me kanotazh dhe kajak dhe e fitoi sllallomin e parë në konkurrencën e femrave në sllallomin e kanotazhit në historinë e Olimpiadës.