Tokio 2020

Futbollistet braziliane eliminohen nga Lojërat Olimpike

Përfaqësuesja e Brazilit në futboll në konkurrencën e femrave është eliminuar të premten nga Lojërat Olimpike. Brazili u eliminua nga Kanadaja në çerekfinale të turneut olimpik, në ndeshjen e zhvilluar në “Miyagi Stadium” në Tokio.

Koha e rregullt dhe vazhdimet, përfunduan pa gola kurse Kanadaja ishte më e suksesshme në gjuajtjen e penalltive, duke fituar me rezultatin 4:3. Krahas Brazilit, të premten është eliminuar edhe Britania e Madhe që u mposht në çerekfinale nga Australia me rezultatin 4:3.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa fitues – 2:2, kurse në vazhdime Australia shënoi fitore për të avancuar në gjysmëfinale të turneut olimpik. Në gjysmëfinale, Australia do të përballet me Kanadanë.