Sandrine Gruda realizoi 14 pikë për Francën, që me një mbrojtje të fortë arriti ta mposht Nigerinë 87:62, të premten në turneun olimpik të basketbollit të femrave.
Në këtë fitore të Francës, kontribuuan edhe Gabby Williams, Endene Miyem, Marine Johannes e Alix Duchet që realizuan nga 13 pikë secila. Për Francën, kjo është fitorja e parë në kuadër të Grupit B pas humbjes nga Japonia në ndeshjen hapëse.
Te Nigeria që po mundohet të bëhet ekipi i parë nga Afrika që ka shënuar fitore në Lojërat Olimpike që nga viti 2004, më e dalluara ishte Promise Amukamara me 11 pikë të shënuara, tri kërcime e po aq asistime.
Për Nigerinë, kjo është humbja e dytë rresht pas asaj nga SHBA-ja dhe ndeshjen e fundit në grup e luan të hënën ndaj Japonisë, ekip që ka një fitore dhe një disfatë.