Karlis Lasmanis ishte i saktë në tentimin e fundit për t’ia siguruar fitoren Letonisë në finalen ndaj Rusisë në turneun olimpik të basketbollit 3x3, sport që debutoi në Lojërat Olimpike të Tokios.
Letonia e fitoi duelin me rezultatin e ngushtë 21:18 për ta siguruar medaljen e artë. Për shtetin e Letonisë, kjo është medalja e parë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedaljen e bronztë në konkurrencën e meshkujve, e fitoi Serbia që mposhti Belgjikën (21:10). Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, SHBA-ja e fitoi medaljen e artë, pasi në finale e mposhti Rusinë me shifrat 18:15. Medalja e bronztë të femrat, i takoi Kinës që ishte më e mirë se Franca që e mposhti me rezultatin 16:14.