Hidilyn Diaz ka fituar medaljen e parë të artë olimpike për Filipinet të hënën. Peshëngritësja i dha fund shterpësisë 97-vjeçare olimpike, ndërsa për arritjen historike do të marrë shpërblime të mëdha, shkruan “CBSNews”.
Diaz do të marrë afro 600 mijë dollarë nga shteti. Po ashtu i janë ofruar edhe dy shtëpi.
30-vjeçarës i është ofruar një apartament në Quezon City nga Megaworld, një firmë e madhe e patundshmërive që është në pronë të tajkunit Andrew Tan.
“Ky është moment historik dhe është mënyrë për të falënderuar Hidilynin. Besoj se është gjë e duhur që t’i japim një shtëpi medalistes sonë të parë të artë olimpike, ku mund të shijojë stilin e jetës së qytetit me familjen dhe të dashurit”, ka thënë Kevin Tan nga kompania Megaworld.
Diazi nuk do ta ketë vetëm një apartament, por dy për të jetuar. Një kompani tjetër e madhe e patundshmërive në Filipine, i ka ofruar asaj një apartament në Manila, raporton agjencia AP.
Pos kësaj kompania ajrore “AirAsia” ka vendosur ta shpërblejë peshëngritësen me fluturime falas për gjithë jetën.
Diaz fitoi të artën olimpike në kategorinë deri 55 kilogramë.