Tokio 2020

Grupi i vogël me suksese kulmore, me dy të arta në Tokio

 

Tokio, 27 korrik – Kampionia e sapokurorëzuar olimpike, Nora Gjakova, përcolli nga afër luftërat e bllokut të paradites, të martën. Në krahun e djathtë e kishte Loriana Kukën. Pranë Lorianës ishte Akil Gjakova e pranë Akilit kryemjeshtri Driton Kuka.

Organizatorët e garave të xhudos, që janë të njëjtit, janë mësuar me një pamje të tillë. Një grup i vogël sportistësh e drejtuesish nga Kosova. I vogël për nga numri natyrisht. Shumë i madh për nga vepra.