Momiji Nishiya e Japonisë u bë një nga kampionet më të reja individuale olimpike në histori kur fitoi të artën për herë të parë në skateboard për femra në moshën 13 vjeçare dhe 330 ditë.
“Jam shumë e lumtur. Ëndrra ime u bë me të vërtetë realitet”, deklaroi Nishiya.
Nishiya përfundoi përpara Rayssa Leal të Brazilit e cila me 13 vjet dhe 203 ditë mund të ishte bërë kampioni olimpik individual më i ri ndonjëherë - dhe Funa Nakayama e Japonisë, 16 vjeç.