Luka Donçiq ka shkëlqyer me 48 pikë në ndeshjen e tij të parë olimpike me Slloveninë.
Sllovenia shënoi fitore 118-100 ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë të grupit C në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’.
Ylli i Dallas përveç 48 pikëve, shtoi 11 kërcime dhe pesë asistime. Klemen Prepeliq i Sllovenisë ishte koshashënuesi i dytë më i mirë i ndeshjes me 22 pikë.
Te Argjentina, Luis Scola realizoi 21 pikë.
Në grupin C janë edhe Japonia dhe Spanja, të cilat do ta zhvillojnë ndeshjen e tyre në orën 14:00 me kohën tonë lokale.