Tokio 2020

Gjermania me shumë vështirësi e mposht Arabinë Saudite

Gjermania me shumë vështirësi ka arritur ta mposhtë Arabinë Saudite në xhiron e dytë të fazës grupore të turneut në futboll në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Futbollistët gjermanë triumfuan me rezultatin 3:2 në ndeshjen e Grupit D të dielën. Nadiem Amiri (11’), Ragnar Ache (43’) dhe Felix Uduokhai (75’) realizuan për Gjermaninë, ndërsa Sami Al-Najei (30’, 50’) realizoi dy golat për Arabinë Saudite.

Gjermania i është kthyer fitoreve pas humbjes së pësuar në xhiron e parë nga Brazili me rezultatin 4:2.

Pas dy xhirove grupin e kryeson Brazili me 4 pikë, sa i ka edhe Arabia Saudite. Gjermania është e treta me tri pikë, ndërsa Arabia Saudite zë vendin e fundit pa pikë. Në xhiron e fundit Gjermania do të përballet me Bregun e Fildishtë e Brazili me Arabinë Saudite.

Në kuadër të Grupit C, Spanja ka fituar me rezultat të ngushtë 1:0 ndaj Australisë. Mikel Oyarzabal (81’) realizoi golin e fitores.

Spanja kryeson grupin me 4 pikë, ndërsa Australia e Argjentina kanë nga tri pikë. Egjipti ka një pikë.