Tokio 2020

Vendoset një rekord bote në not

Është vendosur një rekord bote në not në ditën e dytë të garave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Stafeta australiane 4x100 metra krol në konkurrencë të femrave, ka thyer rekordin e botës duke e përfunduar garën për 3:29.69 minuta dhe siguruar medaljen e artë olimpike.

Ajo ka thyer rekordin e vet që e kishte vendosur në Lojërat e Komonuellthit në vitin 2018. Medaljen e argjendtë e fitoi Kanadaja ndërsa të bronztën SHBA-ja.

Ndërkohë notarja suedeze Sarah Sjostrom ka vendosur rekord olimpik në 100 metra krol, duke notuar për 52.62 sekonda.