Tokio 2020

Humbin edhe Cullhaj e Rexhepi

Descriptive Text

Si rrallë herë, dy xhudistë shqiptarë që nuk janë nga Kosova kanë garuar në kohë të njëjtë në ngjarje të madhe. Indrit Cullhaj i Shqipërisë dhe Arbresha Rexhepi e Maqedonisë së Veriut kanë ndarë tatamin në “Nippon Budokan”, pak kohë pasi u ndal kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Të dy në Lojëra Olimpike janë falë ftesës. Cullhaj garoi në kategorinë deri 66 kilogramë dhe humbi nga Ian Sancho Chinchila i Kostarikës. Cullhaj u lëndua dhe u largua nga arena me barrelë.
Ndërkohë Arbresha Rexhepi ka pësuar nga britanikja Chelsie Giles. Giles fitoi shpejt me “Ippon”.