Tokio 2020

Presidentja Osmani përcjell nga afër fitoren e Distrisë

 

Në arenën Nippon Budokan, ku po zhvillohet gara e xhudos në Lojërat Olimpike prezente është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka parë nga afër fitoren e Distria Krasniqit ndaj brazilianes Gabiela Chibana.

Presidentja Osmani ishte edhe në ceremoninë hapëse, ndërsa do të qëndrojë edhe disa ditë në Tokio. Ajo ka zhvilluar takime të shumta deri më tani.