Peshëngritësi 20-vjeçar Julius Ssekitoleko, është rikthyer në vendlindjen e tij Uganda.
Ssekitoleko u arratis gjatë trajnimit para Olimpiadës në Japoni.
Ssekitoleko pas arratisjes la pas bagazhet e tij dhe një shënim që thoshte se ai dëshironte të qëndronte në Japoni dhe të punonte.
Qeveria e Ugandës ka bërë të ditur se veprimi i peshëngritësit ka shkelur kodin e sjelljes dhe do të merren masa për këtë veprim.