Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, i ka siguruar fitoren Bregut të Fildishtë në ndeshjen e parë të turneut olimpik, që u zhvillua të enjten në “Nissan Stadium”.
Bregu i Fildishtë triumfoi 2:1 ndaj Arabisë Saudite, në duelin që i takoi Grupit D.
Kessie e shënoi golin e fitores për Bregun e Fildishtë në minutën e 66-të.
Në këtë takim, Bregu i Fildishtë kaloi në epërsi me autogolin e Abdulelah Al Amirit (39’) kurse pesë minuta më vonë, Arabia Saudie barazoi shifrat me anë të Salem Al-Dasarit.
Bregu i Fildishtë e përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Aboubacar Doumbia u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Pjesë e këtij grupi, janë edhe Brazili e Gjermania që do të përballen më vonë.