Tokio 2020

Komiteti organizativ i Lojërave Olimpike paralajmëron të huajt

Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike “Tokio 2020” njoftoi të enjten për kufizimet e mëtejshme për të huajt që tashmë kanë udhëtuar në Japoni për këtë ngjarje.

Shefi i sigurisë, Tsuyoshi Iwashita tha se vizitorët që nuk e kanë përfunduar karantinën 14-ditore, mund të mbikëqyren kur të largohet nga hotelet e tyre. Ai nuk dha detaje shtesë për këtë çështje.

Shkeljet e “librit të rregullave të koronavirusit” në Lojërat e Tokios, do të sanksionohet me pezullim të akreditimit, paralajmërime dhe përjashtime.

Iwashita tha se do të marrin parasysh zbulimin e emrave dhe rasteve të atyre që shkelin rregullat e sigurisë nëse është e nevojshme.

Për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që është të premten, organizatorët thanë se pjesëmarrëseve dhe sportistëve do t’iu kërkohet që t’u përmbahen rregulloreve dhe kufizimeve, siç është mbajtja e maskës gjatë tërë kohës dhe mbajtja e distancës sociale.