Tokio 2020

Xhudistët kosovarë akomodohen në Fshatin Olimpik

 

Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos.

“Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari”, thuhet nga KOK-u.