1 perditesime
21:49

Ibishi: FSK në tranzicion, ka nevojë që buxheti të rritet

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është në tranzicion dhe se ka nevojë që buxheti të rritet.

“Forca e Sigurisë së Kosovës t’i ngrisë kapacitetet e nevojshme edhe të burimeve njerëzore, dhe të infrastrukturës, por njëkohësisht edhe trajnimeve por edhe të pjesëmarrjes në organizata ndërkombëtare, rajonale, por edhe ato çfarë përmenda në manovrat e ndryshme, të cilët janë të organizuar nga NATO, por edhe emisionet sikurse thash qoftë humanitare apo paqeruajtëse. Këtë drejtim buxheti ende ka nevojë për shtime buxhetore, mendoj që në dy vitet e fundit buxhetore ka pasur një ngritje gati 200% sa e di, plus edhe ky fondi që akoma s’po dihet”, tha Ibishi.

Ndërsa, Ehat Miftaraj nga IKD tha se nëse kjo vlerë e Fondit kthehet në vlera monetare, i bie që është shumë jashtëzakonisht e vogël.

“Do flasim për këto përqindje, në një fare mënyre në publik po del që 200% janë shumë, po nëse e përkthejmë vlerën monetare janë domethënë një shumë jashtëzakonisht e vogël, nëse s’gaboj Serbia e ka buxhetin afërsisht 2 miliardë do të thotë për mbrojtje, ne do të thotë e kemi afërsisht 125-150 milionë euro që nuk është që mundeni m’i rritë kapacitetet tona mbrojtëse ose sulmuese që do të thotë që nuk e kemi as në mandat “, tha ai.

Kurse, Ibishi tha se është ecur përpara dhe tash duhet të mendohet njëjtë edhe për Policinë e Kosovës.

“Ne po flasim mundësitë tona, mundësia e mbrojtjes apo synimi jonë është me kriju partneritet gjegjësisht të cilat janë nën ombrellën e përbashkët të mbrojtjes krahasim me kapacitetet edhe gjeografike edhe të popullatës edhe krejt, ne i kemi ato të përcaktuara, i kemi 5 mijë forca aktive dhe 3 mijë të pjesës rezervë, në kuadër të ecjes së FKS-së edhe normal ato mundësive buxhetore, realisht kemi ecur përpara edhe tash duhet mendu njëjtë edhe për Policinë e Kosovës që aktualisht tash ka pas dështime të ndryshme në aspektin e pajisjeve, mirëpo kemi pasur edhe avantazhe ngase ne përveç investimeve buxhetore që i bëjmë nga buxheti i Kosovës edhe nga Fondi kemi edhe donacione, edhe ato duhet me falënderim shteteve donatore që na ka ndihmuar shumë”, tha Ibishi.

 

21:06

Ibishi: Radoiçiqi ende në veprim, po vazhdon të mbledhë njerëzit për një akt tjetër të mundshëm

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Milan Radoiçiq është ende në veprim dhe se po vazhdon të mbledhë njerëzit për një akt tjetër të mundshëm.

Radoiçiq kishte udhëhequr sulmin terrorist në Banjskë ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Në situatën e tashme, e kemi situatën e qetë, stabile por çdoherë me paralajmërim të tensioneve nga Serbia, pra me koncentrim të fortë edhe në afërsi të kufirit. Edhe normal, ndoshta do flasim më vonë për çështjet e Radoiçiqit se si ajo u trajtu, mirëpo siç po shihet ai është ende në veprim në fazën e fushatës se Vuçiqit, i cili si ekstrem i tij po vazhdon duke mbledhë serbë edhe për çështje të votimit por edhe ndonjë organizimi të mundshëm për ndonjë akt tjetër”, tha Ibishi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë theksoi se mendon që Serbia në këtë drejtim s’do të pushojë, por që me praninë ndërkombëtare dhe institucionet e sigurisë, do të sigurohet paqja në vend.

“Pra, Serbia mendoj në këtë drejtim nuk do të pushojë, edhe institucionet shtetërore të sigurisë dhe sigurisht prania ndërkombëtare që ka shtuar kapacitetet në Kosovë, sidomos në çështjen e mbrojtjes së kufirit mendoj që do t’ia dalim që ta mbajmë paqen edhe për në Kosovë, por njëkohësisht t’i përgjigjemi gjitha këtyre sfidave që paraqiten apo që janë të ushtruara ndaj Kosovës dhe çdoherë me urdhrin e Vuçiqit”, tha ai.


Ibishi: Forcat serbe të koncentruara në Medvegjë e Bujanoc, që të ushtrohet presion ndaj shqiptarëve

Nuredin Ibishi , njohës i çështjeve të sigurisë, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se forcat serbe të koncentruara në Medvegjë e Bujanoc, janë me qëllim që të ushtrohet presion ndaj shqiptarëve.

“Paraqiten shqetësimet sidomos në çështjet e ngritjes së largimit të forcave të koncentruara serbe në kufijtë me Kosovën, çka dua unë të potencoj që këto nuk po ndodhin në atë pjesën ku realisht u prit atje kah pjesa e Rashkës dhe kah pjesa nga Pazari i Ri, por koncentrimi është në pjesën e tri komunave, nëse dy komuna me shumicë shqiptare, e treta më është boshatis, Bujanoci e Medvegja janë jashtëzakonisht me koncentrim të madh të forcave edhe xhandarmërisë edhe të forcave të armatosura, edhe të njësive speciale, që tregon një presion të ri”, tha Ibishi.

Sipas tij, shtimi i forcave të NATO-s, e nxit zbatimin e marrëveshjeve.

“Këta po paraqesin sikur një presion me vetë praninë e njësive speciale në veri, çka nuk o e saktë, se është në sovranitetin e Kosovës, e tash po duan një lloj si reciprociteti me prezencën e forcave në tri komuna, gjegjësisht dy komunat me shumicë shqiptare. Ky shqetësim nuk ishte i rastësishme dhe mendoj se rritja e kapaciteteve të NATO-s edhe përgjithësisht edhe politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që më shpejt, të ecin në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve e ato çfarë paralajmërohet tash me vetë ngritjen e kapaciteteve edhe të EULEX-it, dhënies domethënë të përfaqësimit të autorizuar në veri të EULEX-it, pra tregon një përkushtim edhe të NATO-s por edhe njëkohësisht edhe të EULEX-it, për një mbulim, sidomos pjesës kufitare, pjesës poroze që mund të vijë deri te infiltrimi edhe të forcave paramilitare edhe të kontrabandimeve qoftë me armë dhe me mallra të kontrabanduara”, shtoi Ibishi.