TEMPUS

Bunjaku: Ende ka ngecje në zbatimin e ligjit për publikimin e aktgjykimeve

Hulumtuesja në Lëvizjen Fol, Viona Bunjaku, ka theksuar se ende ka ngecje në zbatimin e ligjit për publikimin e aktgjykimeve.

Kjo pasi, sipas saj ka numër më të madh të lëndëve të zgjidhura në raport me numrin e aktgjykimeve të publikuara.

“Mund të themi se gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 gjithsej kanë arritur të zgjidhen mbi 97 mijë lëndë, mirëpo janë publikuar vetëm 36 për qind e atyre lëndëve të zgjidhura, pra ende kemi ngecje me lëndët të cilat janë të zgjidhura, por nuk po arrijnë të publikohen me kohë”, ka deklaruar Bunjaku në emisionin “Tempus” në KTV,