Luzha: Nëse pas sulmit në Banjskë prapë në tavolinë vendoset Asociacioni, do të ketë një ngecje
Opinionistja Besa Luzha, ka thënë se nëse pas gjithë asaj që ndodhi në Banjskë të dielën e kaluar, prapë në tavolinë të dialogut vendoset Asociacioni, beson se do të ketë një ngecje në këtë proces.
“Nëse pas gjithë kësaj prapë në tavolinë do të jetë i vendosur Asociacioni, unë mendoj që prapë do të ketë një ngecje në kuptimin që kemi një mos-akordim ose zëra të pavarur. Domethënë, një përfaqësues i institucioneve kërkon të bëhet një draft me Shtetet e Bashkuara, të tjerët thonë që Asociacioni pas kësaj është i vdekur. Kështu, vërtetë shumë paqartësi na presin”, ka theksuar Luzha në emisionin “Tempus” në KTV.
Ajo ka deklaruar se në parim institucionet e Kosovës duhet të jenë për dialog, por sipas saj, në këtë poçes ka shumë të panjohura.