Gruda: Ngjarjet në veri, dramë personale e Kurtit

Gruda: Ngjarjet në veri, dramë personale e Kurtit
Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të hënën në emisionin “Tempus”, në KTV, tha se ngjarjet në veri të Kosovës janë dramë personale e Kryeministrit Albin Kurti, e projektuar si dramë e shtetit të Kosovës.
Ai tha se të gjitha të arriturat për më shumë se 20 vite, për procesin e integrimit të serbëve të veriut të Kosovës, janë shkatërruar vetëm për aventura personale të Kryeministrit Kurti.
“Veriu para këtyre ngjarjeve ka qenë me kryetarë të zgjedhur në zgjedhje të ligjshme të organizuara nga shteti i Kosovës, ka pasur policë, prokurorë dhe gjyqtarë të emëruar nga shteti i Kosovës, atje ka pasur ligj, ndërsa tanimë asnjë nga këto nuk i kemi”, tha Gruda.
Gruda tha se Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar në Ohër autonominë e sigurt për serbët, pasi sipas tij është shkuar shumë përtej Asociacionit.
Ai shtoi se Kurti i ka akomoduar këto ngjarje me interesat e tij elektorale, duke krijuar kriza të njëpasnjëshme, të cilat e kanë kthyer mbrapa shtetin e Kosovës.
“Deklarimi i Kurtit se do të shkohet në zgjedhje të reja, kur të luftohen bandat kriminale në veri, është vetëm një kusht, në vazhdën e kushteve të lojës politike të tij”, tha Gruda.
Gruda: Çështja e zgjedhjeve lokale në veri, po bëhet çështje e dialogut në Bruksel
Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus”, në KTV të hënën, tha se çështja e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, tani po bëhet çështje e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Ajo që po ndodh është që çështja e zgjedhjeve lokale në veri, do të bëhet çështje e dialogut në Bruksel nga një çështje e brendshme teknike e shtetit të Kosovës, e cila që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës kur ne kemi mbajtur zgjedhje atje me KQZ-në e Kosovës, edhe gjithçka ka qenë në rregull. Tani duket kjo çështje do të kalojë në nivel të dialogut të Brukselit, diçka që Kryeministri aktual kishte thanë disa herë çështja e zgjedhjeve në veri nuk mund të bëhet çështje e dialogut, që është dëmi i parë që i bëhet Kosovës.
Ai tha se fakti që duhet të kyçet ndërmjetësuesi i BE-së për këtë çështje, tregon se ideja e Kryeministrit Albin Kurtit për të shtrirë sovranitetin e shtetit në veri ka dështuar dhe se sipas tij, ka qenë “Aventurë politike”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shala: Qartazi kemi të bëjmë me vepër penale të terrorizmit

Ibishi: Armatimi tregon se sulmi dhe furnizimi vjen nga Serbia

Vrajolli: Dështimi ka ndodhur te KFOR-i

Bytyqi: Ekipi i gazetarëve që qëndroi në Banjskë dëgjoi të shtëna armësh rreth 3 km nga vendi ku u stacionua

Prokurori Abazi: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast

Gjyqtari Maxhuni: Gjoba prej 200 eurosh për kanosje ndaj një gazetari ose komunitetit LGBTIQ+, e ultë

Mulliqi: Sulmuesit e gazetarëve ndëshkohen kryesisht me gjobë

Prokurori Zeqaj: Rastet e gazetarëve trajtohet me prioritet, 5 aktakuza deri në gusht të këtij viti

Shabiu: Nxitja e dhunës e urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ nis në Kuvendit të Kosovës

Të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve në trajtimin e rasteve të gazetarëve dhe LGBTIQ+?

Miftaraj: MD-ja në përpjekje për ta kapur Këshillin Prokurorial
