Miftaraj: Në një shtet normal, ministrja e Drejtësisë s’i atakon vendimet e Kushtetueses

Miftaraj: Në një shtet normal, ministrja e Drejtësisë s’i atakon vendimet e Kushtetueses
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se në një shtet normal, ministrja e Drejtësisë nuk i atakon vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Në një shtet normal, ose në një shtet me demokraci parlamentare siç është Republika e Kosovës, ministrja e Drejtësisë në asnjë rast nuk duhet të jetë shembull për të keq, ku e njëjta e shfrytëzon hapësirën publike, i drejtohet popullit, i drejtohet publikut, e akuzon Gjykatën Kushtetuese lidhur me një proces të vendimmarrjes të cilin kësaj gjykate ia garanton Kushtetuta dhe ligji”, tha Miftaraj në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai tha se si Institut i Kosovës për Drejtësi, e kanë thënë vazhdimisht kanë thënë se ministrat, deputetët, politikanët, nuk duhet në asnjë rrethanë që në publik të gjykojnë e debatojnë lidhur me çështje gjyqësore, qoftë të Gjykatave të rregullta, qoftë të asaj Kushtetuese.
“Ministrja e Drejtësisë do të duhej të ishte shembull se si përçohet mesazhi tek publiku, tek qytetarët, se si duhet të respektohen institucionet publike, me theks të veçantë Gjykata Kushtetuese, por që në asnjë rast nuk duhet t’i atakojë në publik”, shtoi Miftaraj./BetimipërDrejtësi
Miftaraj: MD-ja nuk e argumentoi se pse duhet t’ua ndërpresë mandatin disa anëtarëve të KPK-së
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se Ministria e Drejtësisë nuk e ka argumentuar mirë se përse duhet t’ua ndërpres mandatin disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Sipas Miftarajt, Komisioni i Venecias në parim është gjithmonë kundër ndërprerjes së mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit Prokurorial, në kultura juridike që e kanë sistemin që kanë Këshilla Prokurorial, e kjo sipas tij është kryesisht në vendet sovjetike në vendet postkomuniste e në vendet e Ballkanit.
Por, kjo sipas Miftarajt nuk është në vendet demokratike, ku është krejt tjetër sistem.
“Në rastin e Kosovës do të thotë e përmend, e jep dritë jeshile që t’ju ndërpritet mandati disa anëtareve të Këshillit Prokruroial të Kosovës si mënyrë e vetme do të thotë me dalë kah gjendja ku është sistemi prokruroial i Kosovës. Tash sa ka qenë në gjendje Ministria e Drejtësisë me argumentu këtë pranë Gjykatës Kushtetues, si duket nuk ka qenë në gjendje fare”, ka thënë Miftaraj.
Ai gjithashtu ka theksuar se mjafton t’iu shkojmë tek dokumentet e politikave te rishikimi funksional në kohë kur është udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, e që sipas tij është bërë një punë e jashtëzakonshme.
“Po i kemi diku 14 dokumente të politikave që kanë folur për profesionalizmin, për integritetin, për efikasitetin, për llogaridhënien, domethënë është bërë një skanim i tërësishëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në fusha të caktuara në sistemin e sigurisë edhe ka dalë njëmend se Kosova ka probleme shumë, shumë serioze, do të thotë ku kryesisht janë të fokusuara në sistemin prokurorial”, ka thënë Miftaraj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shala: Qartazi kemi të bëjmë me vepër penale të terrorizmit

Ibishi: Armatimi tregon se sulmi dhe furnizimi vjen nga Serbia

Vrajolli: Dështimi ka ndodhur te KFOR-i

Bytyqi: Ekipi i gazetarëve që qëndroi në Banjskë dëgjoi të shtëna armësh rreth 3 km nga vendi ku u stacionua

Prokurori Abazi: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast

Gjyqtari Maxhuni: Gjoba prej 200 eurosh për kanosje ndaj një gazetari ose komunitetit LGBTIQ+, e ultë

Mulliqi: Sulmuesit e gazetarëve ndëshkohen kryesisht me gjobë

Prokurori Zeqaj: Rastet e gazetarëve trajtohet me prioritet, 5 aktakuza deri në gusht të këtij viti

Shabiu: Nxitja e dhunës e urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ nis në Kuvendit të Kosovës

Të drejtat dhe përgjegjësitë e institucioneve në trajtimin e rasteve të gazetarëve dhe LGBTIQ+?

Miftaraj: MD-ja në përpjekje për ta kapur Këshillin Prokurorial
