Kryeredaktorja e KOHËS, Brikenda Rexhepi, ka thënë se ka paqartësi të mëdha rreth dakordimit të së shtunës në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Rexhepi në emisionin “Tempus” të KTV-së, ka thënë se si më 27 shkurt ashtu edhe më 18 mars, Bashkimi Evropian vazhdoi me avazin e vjetër.
“Ajo çka kemi parë edhe më 27 shkurt, por edhe të shtunën në Ohër, është se Bashkimi Evropian ka vazhduar me avazin e vjetër, do të thotë paqartësi të mëdha, dikush e thotë një deklaratë, e dikush një deklaratë tjetër. Del Borrelli që na tregon që është arritur marrëveshje, kemi Vuçiqin të nesërmen që thotë unë s’kam thënë që është arritur diçka, nuk kam nënshkruar sepse nuk e njoh Kosovën”, ka thënë Rexhepi.
Ajo shtoi se ky është një kaos, që është edhe më i rëndë se sa i dhjetë vjetëve të kaluara.