Tempus

Lushaku-Sadriu nga LDK: Procesi i dialogut, jotransparent

 

Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se procesi i dialogut ka qenë jotransparent nga ana e Qeverisë.

“I gjithë procesi ka qenë i përshkuar nga një jotransparencë edhe kundrejt Parlamentit, ne sot jemi duke dëgjuar për herë të parë pikat nga zotëri Borrell që Qeveria jonë nuk ka bërë asnjë diskutim, asnjë shpalosje të këtyre pikave zyrtarisht në Parlamentin e Kosovës dhe kjo është për shqetësim sepse është komplet e kundërta nga ajo që ka kërkuar “Vetëvendosja” kur ishte në opozitë”, tha Lushaku-Sadriu.