Mushkolaj: Jemi të përjashtuar nga mbi 200 traktate ndërkombëtare

Mushkolaj: Jemi të përjashtuar nga mbi 200 traktate ndërkombëtare
Gjyljeta Mushkolaj, profesoreshë e Drejtësisë dhe eksperte, tha se jemi të përjashtuar nga mbi 200 traktate ndërkombëtare.
“Kosova është e vetmja demokraci në territorin gjeografik të Evropës, e cila është e përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Ne s’duhet ta shikojmë Këshillin e Evropës si organizatë e cila e ka Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vetë fakti se ne nuk jemi pjesë e juridiksionit të saj, nuk na lejon të forcojmë sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Mushkolaj.
E njëjta theksoi se ne jemi anëtarë të Komisionit të Venecias, jemi anëtarë të Bankës Evropiane të Këshillit të Evropës, Bankës Evropiane të Këshillit të Evropës, por këto marrëveshje nuk janë traktate ndërkombëtare me plotë kuptimin e fjalës.
“Ne jemi të përjashtuar nga më shumë se 220 traktate ndërkombëtare, të cilat origjinën e kanë në Këshillin e Evropës, ne nuk jemi nënshkrues apo palë në asnjërën nga ato marrëveshje. Ne e kemi të përfshirë në Kushtetutë se këto marrëveshje drejtpërdrejt zbatohen edhe në Kosovë, por ne nuk jemi palë dhe kur të na thonë ne se po provoni të bëheni palë e atyre marrëveshjeve ndërkombëtare”, shtoi ajo.
Po ashtu, Mushkoolaj tha se kjo është thjesht cinizëm ndaj nesh, sepse në secilën prej atyre marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat origjinën e kanë në Këshillin e Evropës dhe se në secilën është palë Serbia.
Ekspertja Mushkolaj për Asociacionin: Këtë obligimin e kemi marrë qysh në vitin 2007
Profesoresha e Drejtësisë dhe ekspertja Gjyljeta Mushkolaj, në emisionin “Tempus” në KTV, lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, tha se këtë obligim e kemi marrë qysh në vitin 2007.
‘‘Është interesante të theksohet se ne shpeshherë e harrojmë se si ka ndodh që ne të jemi kundër një krijese të tillë, pse si popull përgjithësisht jemi deklaruar shumë herë kundër një krijese të tillë edhe pse ne këtë obligim e kemi marrë në vitin 2007 kur e kemi miratuar propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, e të cilën gjë e kemi theksuar qartë në deklaratën tonë të pavarësisë’’, tha Mushkolaj.
Tutje, Mushkolaj në ‘‘Tempus’’ tha deklarata e pavarësisë në anën tjetër ka qenë bazament i njohjeve që i janë bërë shtetit të Kosovës, andaj sipas saj nëse i rikthemi njohjes që janë bërë nga SHBA-të, taksativisht është thënë se ‘‘duke u bazuar në zotimin tuaj të shprehur në deklaratën e pavarësisë se në përpikëri do ta zbatoni planin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës ne ju njohim si shtet të pavarur dhe sovran’’.
Ajo shtoi se edhe të gjitha njohjet tjera të njëpasnjëshme, e kanë konotacionin e tillë.
“Të gjitha njohjet e tjera të njëpasnjëshme e kanë këtë konotacion të tillë, kështu që menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, gati në të njëjtën kohë, është miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës po gjithashtu edhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale që hyn në grupin e ligjeve që në teori i quajmë ligje kushtetuese’’, tha po ashtu Mushkolaj.
Sipas saj, ky ligj i vendos konturat dhe përcakton obligimin e komunave të Kosovës për ta pasur Asociacionin e Komunave ku serbët janë komunitet shumicë.
Mushkolaj: Asociacioni sipas modelit të FES-it nuk është asociacion i komunave serbe, ngase komunat janë pushtete lokale
Gjyljeta Mushkolaj, profesoreshë e Drejtësisë dhe eksperte, deklaroi se Asociacioni sipas modelit të draft-statutit të organizatës gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), assesi nuk është asociacion i komunave serbe, ngase këto të fundit janë pushtete lokale, nuk kanë racë e etnitet, por janë persona juridik.
“Sa i përket draftit që sot është publikuar, unë e theksova edhe më herët se është një model, e kam një pjesë ku realisht i kam përmbledhë në mënyrë të shkurtër disa të dhëna nga një studim shumë më i gjerë i ngjashëm. Unë kam marrë pjesë me komente nga versioni i parë deri në këtë versionin përfundimtar të këtij modeli të draftit. Ky është një model që mund të shërbejë si një model për ta hartuar një projekt të statutit të komunave, ku serbët përbëjnë shumicën e popullatës. Assesi ky Asociacion sipas këtij modeli të draftit, nuk është asociacion i komunave serbe, sepse komunat janë pushtete lokale dhe pushtetet lokale nuk kanë racë, nuk kanë etnitet, janë persona juridik publik si të tillë”, tha Mushlolaj në “Tempus” të KTV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mustafa: Thelbi i marrëveshjes, krijimi i një autonomie për komunitetin serb

Rrecaj: Ka dilema nëse marrëveshja duhet të ketë pëlqimin e Kuvendit

Miftaraj: Ka qenë iluzion heqja e Asociacionit nga tavolina

Rexhepi për Asociacionin: S’kemi të bëjmë me të drejta të pakicave, por shtrirje të ndikimit të Vuçiqit

Molliqaj: Një fëmijë që rritet me një prind nuk është më ndryshe sesa ai që rritet me dy

Sociologu Beshiri tregon se në çfarë rrethanash do ta përkrahte fertilizimin e asistuar

Demolli: E drejta e grave për të krijuar familje pa u martuar me një burrë është e drejtë kushtetuese

Meta: Jam për familjen biologjike dhe kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Fatahu: Nëse Avokati i Popullit s’e dërgon Ligjin e Pagave në Kushtetuese, PDK-ja e ka vullnetin ta bëjë

Shala: Ligji i Pagave më së shumti favorizon këshilltarët politikë

Gashi: Ky ligj është i zyrtarëve politikë
