Tempus

Dugolli: Serbia mohon masakrat e dokumentuara, s’mund të presim marrëveshje ndërkombëtare

 

Enver Dugolli, deputet i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin “Tempus” të KTV-së, ka thënë se Serbia ende mohon masakrat e dokumentuara dhe se nuk mund të pritet marrëveshje ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Serbia i mohon edhe masakrat e dokumentuara nga misioni verifikues i OSCE, siç është masakra e Reçakut, si dhe deklarojnë çdo ditë që nuk ka ekzistuar apo nuk ka qenë masakër.