TEMPUS

Haxha: Telekomi është zhvatë nga brenda e nga kompani ndërkombëtare

Shyqyri Haxha, ish-kryeshef ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se Telekomi është zhvatur nga brenda dhe nga kompani ndërkombëtare.

“Ne jemi shfrytëzuar në një mënyrë të pandershme nga disa partnerë tanë ndërkombëtarë, të cilët na kanë ndihmuar të çlirohemi”, ka thënë Haxha.

Ai shtoi se Kosova nuk ka pasur “Country Code” deri vonë, dhe dëmi më i madh financiar që i është bërë Kosovës është pikërisht nga “Country Code”.

“Në bisedimet me Serbinë, unë jam i vetmi kryeshef ekzekutiv që ka themeluar grup ekspertësh për përgatitjen e dosjes për “Country Code” dhe kjo dosje ka qenë një sukses”, shtoi Haxha.

Ai tha se në atë kohë është konstatuar dëmi në infrastrukturë të Telekomit, shkaktuar nga Serbia, rreth 6 milionë euro, nga ku është kërkuar kompensim, sepse infrastruktura në veri ka qenë e degraduar, po ashtu edhe në disa pjesë tjera të Kosovës, por asnjëherë nuk është kompensuar Kosova nga Serbia, theksoi ai.

“Country code është dhënë si garantues nga Austria, por prapë është mirë, sepse në trafikun ndërkombëtar ekziston Country Code-i 0383 si kod i shtetit të Kosovës”, tha Haxha. /BetimipërDrejtësi