TEMPUS

Haxha: Si Hashimi si Albini janë të njëjtë, vetëm i kanë ndërruar metodat

Shyqyri Haxha ne Tempus - ish-kryeshef i PTK-se

Shyqyri Haxha, ish-kryeshef ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) në emisionin “Tempus” në KTV tha se sikurse ish-presidenti Hashim Thaçi ashtu edhe kryeministri Albin Kurti janë të njëjtë.

Haxha tha se Telekomi ka qenë institucioni më i pakorruptuar që i ka dhënë buxhetit të shtetit afro 400 milionë euro.

“Sot, Qeveria e Kosovës i ka afër diku 50 milionë edhe mburret, si Hashimi si Albini këta janë absolutisht, është një iluzion i qytetarëve tonë që kanë degradu institucionet sikur ai në të kaluarën sikur ky tash, është sikur një shuplakë e dorë, ky kështu ai në anën tjetër vetëm i kanë ndërru metodat”, tha Haxha.