Diana Metushi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se Telekomi i Kosovës do ishte “minierë mbi tokë”, nëse do të menaxhohej siç duhet.
“Ne mund të kishim një minierë në shekullin e digjitalizimit mbi tokë sikur të ishte ditë me u menaxhu siç duhet, ka qenë në avantazh ndaj secilit operator që do mund të hynte sidomos të telefonisë mobile”, ka thënë Metushi në “Tempus” të KTV-së.
Ajo tha se fatkeqësisht, në vazhdimësi ky institucion është degraduar, prej një institucioni që ka mund të jetë shembull.
Metushi ka shprehur shqetësim lidhur me ndihmesat që i janë bërë IPKO-s, duke thënë se kjo bie në kundërshtim më Ligjin për mbrojtjen e Konkurrencës.
Metushi tha se shihen humbje të njëpasnjëshme që janë në dëm të publikut dhe në dëm të Qeverisë. /BetimipërDrejtësi