TEMPUS

Ish-kryeshefi i PTK-së: Janë dhënë mjete nga Telekomi për ta zhvilluar IPKO-n

Shyqyri Haxha, ish-kryeshef ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), në emisionin “Tempus” në KTV tha se ishin dhënë mjete nga Telekomi i Kosovës për ta zhvilluar operatorin tjetër, IPKO.

Haxha tha se e kishte marrë detyrën më 15 dhjetor 2008, kur Telekomi i Kosovës kishte filluar një rënie të jashtëzakonshme në kushtet e konkurrencës.

Ai tha se rregullatori ia kishte dhënë operatorit IPKO licencën dhe ia kishte krijuar kushtet.

“Ajo që është për t’u studiuar është se si ka mundësi një operator sikur IPKO që hyn brenda një kohe që është ndihmu nga ekspertizë e Telekomit të Kosovës për ta zhvilluar IPKO-n, janë dhënë mjete nga Telekomi i Kosovës për me zhvillu IPKO-n, janë dhënë ekspertizë nga Telekomi i Kosovës për ta zhvilluar operatorin tjetër, këto janë manipulime të jashtëzakonshme”, tha Haxha.

Haxha theksoi se IPKO brenda një kohe të shkurtër filloi ta rriste numrin e konsumatorëve, ndërsa Telekomi ta humbte. /BetimipërDrejtësi