Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka thënë se raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për korrupsionin është kredibil.
“Me të vërtetë është raport kredibil, e çmoj shumë, sepse ka ngritë dhe ka legjitimu disa tema që ne i kemi brenda sistemit, nevojën e seancave bllok, që është po ashtu shumë më rëndësi, por po e parashtroj një pyetje, Kodi i Procedurës Penale do të hyjë në fuqi diku në muajin shkurt dhe thotë që brenda 20 muajve do të themelohet të gjitha panelet e krimeve të randa me gjyqtarë nga Departamenti i Krimeve të Rënda. Pra, për gjithë profesionistët kur shtrohet një pyetje pse do të ndodhë pas 20 muajve, është e thjeshtë sepse nuk ka gjyqtarë të mjaftueshëm”, deklaroi Zogaj në Tempus të KTV-së.
Tutje, Zogaj ka thënë se kanë pasur takim me të gjithë kryetarët e gjykatave dhe se do të kentë takime të tilla sërish, ku po diskutojnë për seancat bllok, për prioritizimin e çështjeve, por sipas tij senacat bllok po kanë vështirësi sepse nuk ka gjytarë të mjaftueshëm brenda Departamenteve të Krimeve të Rënda.
“Megjithatë, ne do të shfrytëzojmë të gjitha resurset që këto çështje me qenë të prirotizume, të monitorohen nëse janë duke u vendosur dhe njëkohësisht po them që shumë shpejtë do të kemi edhe aktet që do të vlerësojmë zbatimin e politikës ndëshkiomore për aq sa nuk quhet ndërhyrje direkte në punën e gjyqtarit”, ka thënë Zogaj.