Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Haxhiu: Rifat Latifi dha dorëheqje shkaku i korrupsionit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është dorëhequr për shkak të korrupsionit.

Sipas tij, kjo është bazuar në intervistat që Latifi ka dhënë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëpër intervista që e kemi pa, po tregon arsyet pse është larguar, korrupsion tha ka në shëndetësi”, është shprehur Haxhiu në emisionin “Tempus” në KTV.


Haxhiu: Është vjedhur buxheti për barna, e kemi bërë draft-ligjin për çmimet por Qeveria s’e votoi

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV tha se buxheti për barna është vjedhur dhe se e kanë bërë draft-ligjin për çmimet, mirëpo Qeveria nuk e ka votuar.

“Në vitin 2021, vetëm 54% e buxhetit për shëndetësi është shpenzuar, në vitin 2020 është shpenzuar edhe më pak, dhe kur po i shohim këto keqpërdorime që kanë ndodhë, po themi mirë që s’kanë shpenzuar më shumë se kishin vjedhur edhe më shumë. Nga ana tjetër, kur ta krahasoni me shifra dhe e shihni që në muajin e nëntë të këtij viti, për shkak të keqplanifikimit dhe keqmenaxhimit, është shpenzuar i tërë buxheti në sektorin e barnave. Tregon paaftësinë e këtyre njerëzve edhe hapësirën që e kanë shfrytëzuar për të keqpërdorur dhe për të abuzuar”, tha Haxhiu.

Sipas tij, buxheti për barnat është keqpërdorur, ngase është abuzuar me çmimet dhe se Qeveria nuk e ka pranuar draft-ligjin që e kanë punuar për rregullimin e kësaj çështje.

“Është keqpërdorur buxheti, është vjedhur në mënyra të ndryshme, me çmime abuzive 300-400% duke blerë për sektorin publik”, është shprehur ai.