Tempus

Ramaj: Gazetarët shihen si armiq

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Gazetarja e Grupit KOHA, Saranda Ramaj ka thënë se roli i gazetarëve nuk kuptohet ende në vend. Sipas saj, gazetarët shihen si armiq, madje edhe hetuesit e policisë ka raste që ndiqen për bashkëpunim me gazetarë.

“Unë kam qenë viteve të kaluara gazetare e shëndetësisë, tash merrem shumë me drejtësi dhe jam shumë shpesh në Pallat të Drejtësisë, edhe më ka ra si për të mirë, si për të keq të bashkëpunoj me shumë policë, me shumë prokurorë. Ndonjëherë ai bashkëpunim nuk është pa pikërisht për shkak të mirës së hetimeve. Dhe ka pas raste kur, për shembull unë kam bashkëpunuar me një hetues, dhe për shkak se prokuroria dhe hetuesit kanë qenë në një institucion dhe informatat e mia kanë qenë komplet të kundërta me linjën e hetimit të tyre dhe e kanë njoftuar hetuesin e rastit, për shkak ta zëmë që një burim nga ky institucion po thotë që ai dokument ose ajo deklaratë që iu është dhënë nuk është valide dhe hulumtojeni edhe këtë pistë tjetër dhe a e dini çka ka ndodhur? Me urdhër të kryeprokurorit të Prishtinës është ndjekur hetuesi, është ndjekur hetuesi për bashkëpunim me gazetarë, do të thotë gazetarët shihen si armiq”, tha Ramaj në “Tempus” të KTV-së.