Tech

Twitteri nis të heqë verifikimin e shumë llogarive

Twitter ka nisur largimin e verifikimit për disa përdorues të këtij rrjeti.

Kompania njoftoi se do të heqë verifikimin për disa llogari që nuk i përmbahen rregullave.

Deri tash, Twitter ka hequr verifikimin për disa përdorues prominentë. Javën e kaluar kompania hoqi verifikimin për shkak të “konfuzionit” mbi politikat e saja.

Disa përdorues kritikuan Twitter për vendimin që të mos heqë verifikimin për disa përdorues nga platforma për “cicërima” me përmbajtje shqetësuese.

Është e paqartë arsyeja pse disa përdorues të Twitterit humbin verifikimin e tyre, derisa verifikimi për disa të tjerë është hequr komplet nga faqja e Twitter.

Twitter nuk ka dashur të komentojë lidhur me problemin, transmeton KP.