Tech

iPhone X aktual vjen në dy versione

Njëri nga informacionet, të cilat Apple nuk i ka ndarë me publikun është se iPhone X vjen në dy versione të ndryshme.

Varësisht nga ajo se ku është blerë pajisja, iPhone X mund të ketë modem Qualcomm ose Intel, të cilët nuk janë plotësisht të njëjtë.

Pas disa testimeve, është konfirmuar se ekziston një dallim i vogël ndërmjet versionit Intel dhe Qualcomm, transmeton ksp.

Versioni Intel është treguar më i shpejtë, sipas një testimi.

Testimi është kryer në rrjetin amerikan të operatorit AT&T i T-Mobile. Në AT&T, Intel iPhone X kishte shpejtësi mesatare 30.13 Mbps, derisa Qualcomm iPhone X ka realizuar shpejtësi mesatare 27.46 Mbps.

Në T-Mobile, versioni Intel kishte shpejtësi mesatare 33.34 Mbps, derisa varianti Qualcomm kishte 26.54 Mbps.