Kompania kineze, Xiaomi, prapë është bërë shitësi më i madh i smartfonëve në ditën e zbritjeve më të mëdha në Kinë, të datës 11/11, transmeton koha.net.
Brenda 24 orëve, kjo kompani ka shitur produkte në vlerë prej 370 milionë dollarë. Në fakt, Xiaomi ka qenë e para edhe në pesë vitet e kaluara, ndërsa ka thyer rekordin e vetë.
Megjithatë, kompania Xiaomi nuk ka shitur vetëm smartfonë, por kanë shitur edhe TV e pajisje tjera teknologjike shtëpiake.