Tech

Laptopi i ri i Asusit me procesor dhe grafikë të fuqishme

Descriptive Text

ZenBook Pro UX501 së shpejti do të zëvendësohet me një model të ri i cili vjen jo vetëm me performancë shumë të mirë, por edhe me dizajn të përmirësuar.

Për laptopin e ri të Asusit, është spekuluar se ndoshta do të arrijë në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), por këtë gjë e dimë se nuk ka ndodhur dhe ende nuk dihet se kur mund të jetë i gatshëm ky model i ri.

Fjala është për ZenBook Pro UX550, ku trupi i tij përbëhet nga alumini dhe vjen me ekran më të hollë 15.6-inç me rezolucion prej 4K, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ky laptop i ri pritet të vijë me procesor të gjeneratës së shtatë Kaby Lake dhe grafikën NVIDIA GeForce GTX 1060.

Procesori dhe grafika e tillë, ZenBook Pro UX550 e bëjnë një nga laptopët 15-inç më të hollë dhe më të mirë.