Tech

Vret mushkonjën dhe poston foton, Twitter i mbyll llogarinë

Një përdoruesi të Twitterit në Japoni i është ndaluar të përdorë rrjetin social pas ‘kërcënimit’ të bërë në drejtim të një mushkonje. Abuzimet me postimet në Twitter janë të palejueshme nga ky rrjet social që shumë shpesh ua bllokon llogarinë përdoruesve abuzues, por vendimi për t’i mbyllur llogarinë një djaloshi që kishte postuar foton e një mushkonjë të vrarë ka shkaktuar të qeshura në median sociale.

Gjithçka nisi më 20 gusht kur i riu, i bezdisur nga një mushkonjë, e vret e më pas poston foton në Twitter shoqëruar me tweet-in: “Kur do të heqësh dorë nga pickimet gjithmonë teksa jam duke pushuar e duke parë televizor. Vdis! (në fakt ke vdekur tashmë).