Tech

Shfaqet smartfoni i ri i Sonyt me Android Oreo

Descriptive Text

Një smartfon i ri i kompanisë së njohur Sony është shfaqur në uebfaqen e famshme GFXBench.

Në këtë uebfaqe, smartfoni i ri është listuar me emrin Sony G8541, transmeton Koha.net. Ai, sipas GFXBench, pritet të vijë me ekran 6.2-inç Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë dhe procesor 2.4 GHz Snapdragon SoC me tetë bërthama.

Siç mund të shohim, GFXBench po ashtu zbuloi edhe një ekran prej 12.3-inç me rezolucion prej 3840 x 2160 pikselë. Është e mundshme që kjo uebfaqe të ketë gabuar kur ka dhënë informacione në lidhje me ekranin. Nëse jo, atëherë mund të jetë ndonjë pajisje që do të ketë edhe versionin e tabletit.

Gjithashtu, smartfoni i ri vjen edhe 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 18 megapikselë dhe atë të përparme prej 12 megapikselë, si dhe do të punojë me sistemin operativ më të fundit – Android 8.0 Oreo.

Image