Një gabim i Googlet ndërpret internetin në Japoni

Një gabim i Googlet ndërpret internetin në Japoni

29 August 2017 14:12

Google tha ditën e hëne se problemet e internetit në Japoni gjatë fundjavës erdhën si rezultat i një gabimi nga vetë gjiganti i motorit të kërkimit.

Trafiku i uebit destinuar për ISP japoneze ishte dërguar drejt Google, transmeton Sh. Online Banking, sistemet e pagesave të metrove si dhe sajtet e lojërave ishin ndër më të prekurit.

Një zëdhënës i kompanisë tha se ishte një gabim në konfigurimin e rrjetit i cili zgjati vetëm për tetë minuta ditë e Premte por u deshën orë për të rikthyer shërbimin në gjendje optimale.

Nintendo ishte në mesin e kompanive që raportuan problemet me internetin. Ministra e Komunikimit dhe Çështjeve të Brendshme në këtë vend filloi një hetim ndaj gabimit që shkaktoi vjedhjen e trafikut të NTT Communication nga Google shkruan PCWorld Albanian.

Ky operator numëron 50 milion konsumatorë në Japoni. Duke qenë se Google nuk ofron rrjete transite, trafiku në drejtim të motorit të kërkimit humbej.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme