Së shpejti versioni i ri i Samsung Galaxy J7 (2017)

Së shpejti versioni i ri i Samsung Galaxy J7 (2017)

25 August 2017 12:44

Raportohet se së shpejti do të vijë versioni i ri i Samsung Galaxy J7 (2017).

Versioni i ri quhet Galaxy J7+ dhe vjen me kamerë kryesore të dyfishtë prej 13 dhe 5 megapikselë, transmeton Koha.net. Kjo kamerë është e ngjashme me atë të Galaxy Note 8, ndërsa kamera e tij e përparme është prej 16 megapikselë.

Image

Samsung Galaxy J7+ do të ofrojë mbështetje për asistentin Bixby dhe për butonin e dedikuar për këtë asistent të vendosur në anën e majtë të smartfonit.

Gjithashtu, Galaxy J7+ do të vijë edhe me ekran 5.5-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor me tetë bërthama (ndoshta Exynos 7870 sikur te Galaxy J7 (2017)), 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD, skanerin për gishtërinj, baterinë prej 3.000 mAh, si dhe do të ofrojë mbështetje për dy SIM kartela.

Image

Samsung Galaxy J7+ do të jetë në dispozicion së shpejti në Tajlandë në version me ngjyrë të zezë, ari dhe rozë, por sa do të jetë çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme