Tech

Mira Murati në mesin e 25 grave më me influencë në vitin 2023, sipas Financial Times

Margot Robbie, Mira Murati dhe Narges Mohammadi (Financial Times)
 

Shqiptarja, Mira Murati, ka hyrë në botimin vjetor “Gratë e Vitit 2023”, nga Financial Times, ky zbulohet lista e grave më me ndikim në botë. Mira Murati është radhitur në mesin e 25 grave më më influencë në botë përgjatë vitit 2023 teksa në këtë listë bëjnë pjesë edhe Margot Robbie, Beyonce, Barbara Kingsolver, Ursula von der Leyen e shumë gra të tjera, shkruan Financial Times.

Mira Muratit i është rezervuar një shkrim i gjatë për të gjithë të arriturat dhe ndikimin e saj në këtë vit. Teksa bashkëthemeluesja dhe shefja ekzekutive e Startup-it të Intelegjences Artificiale Sunshine, Marisa Mayer, ka përshkruar Mirën si një grua frymëzuese e vizionare.