Tech

Miliona përdoruesve të Androidit do t’u kufizohet qasja në Chrome

Miliona përdorues të Androidit do ta kenë më të kufizuar qasjen në shfletuesin Google Chrome, ka shkruar Mirror të enjten.

Kjo pasi kompania amerikane e teknologjisë sapo ka konfirmuar se së shpejti do t’i japë mund mbështetjes për shfletuesin Chrome në telefonat e vjetër të tipit Android.

Edhe pse ky softuer s’do të ndalojë tërësisht së punuari, ai s’do të pranojë asnjë veçori ose përditësim sigurie, e që mund të shkaktojë rrezikim të të dhënave.

Nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ky ndryshim, por sipas mediumit, është spekuluar se do të jetë në fillim të dhjetorit, kur do të lansohet Chrome 120.

Pajisje e vjetruar do të konsiderohet nga versioni Android 5.