Nën udhëheqjen e Elon Muskut, X-i, dikur i njohur si Twitter, po pëson ndryshime të shumta kohëve të fundit.
Pos platformës me pagesë, ky rrjet social ka njoftuar se do të sjellë përmirësime në hapësirën e kërkimeve, ku abonentët me pagesë do të gjejnë më tepër postime në lidhje me postimet e tyre.
Sipas sajtit “Itvoice”, përdoruesit që postojnë tema të caktuara në X do të gjejnë më tepër materiale mbi atë përmbajtje, e kjo sipas këtij rrjeti social, do të vlejë për përdoruesit me pagesë.
“Versioni i fundit beta i X-it gjithashtu përfshin shenja të veçorive të thirrjeve audio dhe video, duke sugjeruar që këto fundit do të jenë të qasshme së shpejti”.