Shkrimtarët dhe autorët kanë folur sivjet mbi kërcënimin e inteligjencës artificiale mbi zanatet e tyre përkatëse. Një rast studimi tashmë veçse është gjetur dhe ka të bëjë me aktorin e famshëm Tom Hanks.
Në mediat online është shpërndarë një mesazh në emër të tij ku promovohet “një plan dentar”, por aktori ka reaguar duke thënë se s’ka asnjë lidhje me të, ka raportuar "Thewrap".
“Kujdes, është një video që promovon një plan dentar me një version timin të AI. Unë s’kam asnjë lidhje me të”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social Instagram.
Pamjet që i janë keqpërdorur aktorit amerikan datojnë nga 2014-a, derisa ato janë montuar duke kryqëzuar dukjen e tij me të djalit, Colin Hanks.
Një montim i tillë në mediat online njihet me termin “deepfake”, ku një individit i kryqëzohet pamja me një zë të caktuar, në mënyrë që të krijohet paqartësi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.