Spiunët rusë po përdorin hakerët për të shënjestruar sistemet kompjuterike në agjencitë e zbatimit të ligjit në Ukrainë, duke u përpjekur për të identifikuar dhe marrë prova në lidhje me krimet e dyshuara të luftës, raportoi të hënën Reuters.
Siç ka bërë të ditur shefi i mbrojtjes kibernetike të Ukrainës, Yurii Shchyhol, hakerët që punojnë nëpër agjencitë e inteligjencës së huaj, vendase dhe ushtarake të Rusisë, po synojnë zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës dhe departamentet që dokumentojnë krimet e luftës.
"Kjo zhvendosje drejt gjykatave, prokurorëve dhe njësive të zbatimit të ligjit, tregon se hakerët po mbledhin prova për krimet ruse të luftës në Ukrainë”, ka thënë ai.
Javën e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale me bazë në Holandë ka thënë se ka zbuluar aktivitet të pazakontë në rrjetin e saj kompjuterik. Ende nuk dihet se kush qëndronte pas hakimit.