Gjiganti teknologjik Apple ka alarmuar dhe u ka kërkuar përdoruesve që të përditësojnë sistemin softuerik të iPhoneve menjëherë.
Sipas kompanisë, përdoruesit duhet të dalin në iOS 16.6.1 ose iPadOS 16.6.1. Urgjenca është për shkak se përditësimi eviton rreziqet e sigurisë, që Apple thotë se mund të përdoreshin për t’i sulmuar iPhonet dhe iPadët.
Kompania ka thënë se hakerët po përdorin një metodë, nëpërmjet fotografive, dhe kanë arritur t’i shmangin masat e sigurisë së kompanisë. “Rruga” tjetër që kanë shfrytëzuar hakerët ka qenë aplikacioni “Wallet”, shkruan "USAToday".
Dështimi i sigurisë u zbulua nga një Universitet i Torontos. Aktualisht nuk dihet se sa përdorues kanë rënë pre e sulmeve të tilla.
Si të instalohet sistemi i ri:
Shkoni në “Settings” – “General” – “Software Update” dhe aty duhet të shkarkohet dhe instalohet përditësimi.
Për pajisjet që s’e përkrahin sistemin iOS 16, Apple pritet të lëshojë përditësimin e iOS15.
Ndërsa iOS 17 është pak ditë larg nga lansimi.