Aksidentalisht zbulohet emri i versionit të ri të Androidit

Aksidentalisht zbulohet emri i versionit të ri të Androidit

19 August 2017 14:47

Raportimet për emrin e të sistemin operativ të Google, Androidit të ri nuk kanë të ndalur që nga fillimi i lansimit të modeleve testuese të tij.

Ndërsa tani duket se është zbuluar, e ai do të quhet “Android Oreo”, transmeton koha.net.

Kjo sipas ‘Androd Police’, të cilët kanë zbuluar një video të emërtuar që vetë Google e ka postuar në rrjetin e saj social Google+.

Kjo video, e cila është fshirë, ka qenë një video paralajmëruese për lanimin e Android O, që do të bëhet me 21 gusht, gjatë eklipsit.

‘Android Police’ kanë gjurmuar emrin e file, i cili ishte “GoogleOreo_Teaser_0817_noDroids(1).mp4.”, aty kanë zbuluar edhe emrin e sistemit të ri operativ, Adroid Oreo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme