Llogaria e reperit amerikan, Kanye West, është rikthyer në Twitter, pas një ndalimi prej pothuajse tetë muajsh, raportoi BBC-ja të dielën.
West ishte akuzuar për shkelje të rregullave të platformës që ndalojnë nxitjen e dhunës. Atij i është rikthyer qasja në Twitter, që tash është emëruar si X, por ende s’ka postuar asgjë. Postimi i tij i fundit është bërë më 1 dhjetor 2022, një ditë përpara se të pezullohej.
Shefi i X, Elon Musk, kishte deklaruar se Ye atëherë kishte shkelur “rregullin kundër nxitjes së dhunës”.
Ky veprim kishte ardhur pasi 46-vjeçari kishte publikuar një seri postimesh fyese, e një prej të cilave ishte kombinimi i svastikës së nazizmit dhe Yllin e Davidit.
Twitteri, tash X, nuk është platforma e vetme që kishte pezulluar amerikanin. Këtë e kishte bërë edhe Instagrami.