Tech

Zbehet entuziazmi për Threadsin, por përdoruesit po i rikthehen aplikacionit

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka thënë se aplikacioni i tij i ri, Threads, po tërheq më shumë përdorues aktivë se që ka pritur.

Aplikacioni tërhoqi më shumë se 100 milionë përdorues ditët e para të lansimit duke sfiduar platformën rivale të Elon Muskut, X, ish-Teitter.

Por, analistët kanë vënë në pikëpyetje nëse Threads do të ishte i aftë t’i mbante njerëzit aktivë.

Të dhënat kanë sugjeruar se koha e shpenzuar në platformë është në rënie nga lansimi, raportoi BBC.

Zuckerberg ka thënë se suksesi fillestar i kishte befasuar udhëheqësit dhe “ne po shohim më shumë njerëz që rikthehen përditë”.

“Kemi shumë punë për të bërë që ta bëjmë Threadsin ta arrijë potencialin e plotë”, ka theksuar ai.